PRODUKTE

produkte

Cfarë ofrojmë : 

shërbime izolimi

SISTEMI KAPOT

Një nga shërbimet më të rëndësishme të “Vagalat Sh.p.k” janë dhe shërbimet e izolimit kryesisht sistemi kapot. Një sistem shumë profesional i izolimit i cili ofrohet nga shoqëria nëpërmjet teknologjisë më të avancuar, lëndëve më cilësore në treg dhe një stafi shumë të fokusuar profesionalizmit.

Kompania “Vagalat Shpk” realizon izolimin me sistem kapot më efiçient, kjo falë dhe teknologjisë së fundit që përdoret në implementimin e këtij sistemi. Për realizimin e këtij procesi përdoren materiale të industrisë kimike gjermane, të cilat vijnë në gjendje të lëngshme prej dy komponentësh (A dhe B).

Lënda thithet nga reaktori i Patentës Amerikane Graco dhe sprucohet drejt sipërfaqes që do të izolohet si në sipërfaqe horizontale dhe ato vertikale. Pavarësisht gjithë  sipërfaqeve ku hidhet lënda e izolimit ajo përshtatet me çdo sipërfaqe të mundëshmë pavarësisht nga relievi dhe pozicioni.

Sipërfaqet e izoluara me këtë sistem janë të izoluara në  mënyrë të një trajtshmë dhe të izoluar në mënyrë uniforme. Materialet sigurojnë ngjitje uniforme me sipërfaqen e murit dhe dyshemes (pavarësisht ambjenteve të ndërtimit).

shërbime izolimi

PRODUKTE IZOLIMI

“Vagalat Sh.p.k’’ zotëron ekskluzivitetin për një nga produktet më cilëore të izolimit, një produkt që ka statusin e një produkti elitar mjaft efektiv dhe i fjalës së fundit të  teknologjisë.

Hybrid Pure Polyurea (prodhim ekologjik) është një lëndë që ka veti mahnitëse izolimi dhe mund të përdoret në sipërfaqet më të vështira të mundëshme. Vetia e tij ngjitëse dhe plastifikuese njëkohësisht realizon një izolim shumë efektiv, uniform dhe rezistent me kalimin e kohës.

Ky material krijon një shtresë në sipërfaqen e izoluar duke e bërë të papërshkrueshme nga uji, kushtet klimaterike dhe zhurmat e ndryshme.

Hybrid Pure Polyurea është një produkt shumë i përshtatshëm për izolimin e pishinave, të depozitave të ujit, tarraca dhe soleta të objekteve të ndryshme, themele që janë nënpresionin e vazhdueshëm të ujit. Ky produkt është ekskluzivisht i ofruar vetëm nga “Vagalat Shpk” ndaj çdo individi, subjekti apo biznesi që kërkon metodën më efektive dhe moderne të izolimit.

shërbime izolimi

SUVA TERMIKE(GJENERATA E RE)

Vagalat Sh.p.k prezantoi në Panairin e ndërtimit  2013 produktin më të ri të izolimit. Një produkt i cili do të jetë trendi më i ri i ndërtimit në gjithë industrinë e konstruksionit.

Suvaja termike është një lëndë termike tërësisht ekologjike. Realizon izolim total të ambjente tuaja, duke lejuar qarkullimin e ajrit. Suvaja e gjeneratës së re e bën shtëpinë dhe çdo ambjent tuaj më ekonomik, duke kursyer energji!

 Produkti është një ekskluzivitet i VAGALAT SHPK në Shqipëri dhe në Kosovë!

Ne Ju Sigurojmë Shërbimin Më Të Mirë Në Tregun Shqiptar

Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë sonë një të ardhme sfiduese.