rRETH NESH

DSC01272

Historiku

“Vagalat Shpk” është një kompani, e cila i ka fillesat e saj shumë shpejt në sektorin e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve ndërtimore.
Çdo gjë ka nisur në tetor të  vitit 1995 ku kompania ofronte kryesisht punime topografike, pjesëmarrje në projekte të mëdha urbanistike dhe në përpunimin e hartave të pasurisë së patundshme.

Kjo duke u nisur dhe nga profili akademik i një prej themeluesve të kompanisë Sefer Hoxha i cili zotëron kualifikim në profilin e topografisë.

Shërbimet e topografisë vazhduan deri në vitet 2000 ku dy vëllezërit Sefer Hoxha dhe Pano Hoxha vendosën të zgjeronin më tej shoqërinë,  e cila do të ofronte shërbime të cilat do karakterizoheshin nga standartet, cilësia dhe profesionalizmi.

“Vagalat Shpk” u zgjerua më tej në vitin 2000 duke filluar menjëherë punën në sektorin e ndërtimit dhe duke u përpjekur për të realizuar projekte madhore në infrastrukturë dhe ndërtime industriale.

 

Vizioni

““Vagalat Shpk” vazhdon historitë e suksesit në sektrorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmeje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët.

“Vagalat Shpk” do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. 

Kompania jonë do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në infrastrukturë, ndërtimet civile, shërbimet e gërmimeve specifike, transporteve të vecanta si dhe izolimet. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë sonë.

Vizioni ynë karakterizohet nga një objektiv kryesor, për të vendosur standarte ne sektorin shqiptar të ndërtimit, duke ofruar shërbimet në një nivel perëndimor.

Me objektiv kryesor suksesin, partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale “Vagalat Shpk” do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e saj të vyer gjithë klientëve dhe subjekteve që do ju nevojiten shërbimet tona. E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania jonë dhe nga gjithë bashkëpunëtorët.

WhatsApp Image 2022-08-10 at 3.44.44 PM (1)
WhatsApp Image 2022-08-10 at 3.44.45 PM (1)

Misioni

“Të gjitha shoqëritë të cilat, kanë një kohë të gjatë në industrinë e ndërtimit kanë të instaluara në sutrukturën e vet misionin e shoqërisë. Të orientuar drejt zhvillimit të mëtejshëm, profesionalizmit dhe një të ardhmeje sa më të ndritur, “Vagalat Shpk” është e orientuar drejt disa objektivave vetjak.

Zhvilimi, rritja e nivelit dhe standarteve të punës dhe cilësia janë nga pikat kryesore të misionit tonë për një të ardhme sa më të sukseshme në pikëpamjen profesionale. Gjithashtu kualifikimi i mëtejshëm i çdo punonjësi të shoqërisë dhe profesionalizmi i mëtejshëm i tyre, është një faktor shumë i rëndësishëm i misionit tonë.

Duke u fokusuar tek korrektësia, menaxhimi efektiv i kostove të çdo klienti, integriteti, siguria teknike, mundësojnë të kemi një vizion më të qartë për vazhdimësinë e aktivitetit tonë. Misioni ynë përfshin çdo element të lartëpërmendur duke u fokusuar tek produkti dhe shërbimi elitar i “Vagalati Shpk”.

Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë sonë një të ardhme sfiduese.

Çfarë ofrojmë

Kompania jonë do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në infrastrukturë, ndërtimet civile, shërbimet e gërmimeve specifike, transporteve të vecanta si dhe izolimet. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë sonë.

Konsulta me Klientin & Plani

“Vagalat Shpk” operon me përgjegjësi të lartë ndaj gjithë detyrave që i parashtrohen në zhvillimin e projekteve të rëndësishëm për ndërtimin civil.

Punime preçize

“Vagalat Shpk” karakteriziohet nga korrektësia, menaxhimi efektiv i kostove të çdo klienti, integriteti, siguria teknike.

Rezultati më i mirë

“Vagalat Shpk” orientohet drejt vizioneve të çdo klienti ose subjekti porositës për të realizuar një punim që do të përmbushë çdo kërkesë të parashtruar.