SHËRBIME

Shërbimet tona

“Vagalat Shpk” ofron shërbimet e veta në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale duke zbatuar shërbimin me “çelësa në dorë” që do të thotë një shërbim që prej fillimit të punimeve dhe deri në përfundim të objektit ku i dorëzohet palës porositëse. Çdo fazë e punimit realizohet nëpërmjet një ndërhyrje profesionale të standartizuara dhe një staf plotësishti i kualifikuar. Përgatitja për sipërmarrje me “çelësa në dorë” (punë dhe shërbime totale) konsiston në ndërtimin e banesave shumëkatëshe, blloqe vilash, vila impjante industriale dhe kërkon një shërbim të cilësisë së lartë. Gjithashtu kërkon dhe një planifikim shumë të strukturuar për të bashkërenduar vazhdimësinë e punimeve në afate kohore të përcaktuara nga porositësi.

01.
cILËSI

Gjithë punimet karakterizohen nga cilësia e punimeve dhe rezistenca ndaj kohës dhe çdo faktori atmosferik dhe fizik. Duke realizuar punime të cilat i shtojnë seriozitetin dhe emrin kompanisë tonë përpiqemi që të instalojmë në çdo punim filozofinë e punës sonë.

02.
KOMODITET

Zhvilimi, rritja e nivelit dhe standarteve të punës dhe cilësia janë nga pikat kryesore të misionit tonë për një të ardhme sa më të sukseshme në pikëpamjen profesionale. Gjithashtu kualifikimi i mëtejshëm i çdo punonjësi të shoqërisë dhe profesionalizmi i mëtejshëm i tyre, është një faktor shumë i rëndësishëm i misionit tonë.

03.
ESTETIKA

Infrastruktura dhe ndërtimit i rrugëve nacionale, ndërtime të vilave dhe banesave rezidenciale, izolime të një patente amerikane na kanë vendosur në majën e kompanive shqiptare të shërbimeve ndërtimore. Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë sonë një të ardhme sfiduese.

04.
AFATET KOHORE

“Vagalat Shpk” siguron punime 24 orë me tre turne, për të realizuar gjithe projektet që kontraktohet. Meqënëse afatet kohore janë shumë të rëndësishmë në infrastrukturë , shoqëria jonë punon duke respektuar afate kohore për të realizuar një objekt që i përket çdo qytetari dhe porositës.

SHËRBIMET

“Vagalat Shpk” ofron shërbime në sektorin e ndërtimit dhe duke u përpjekur për të realizuar projekte madhore në infrastrukturë dhe ndërtime industriale.

Ndërtime Civile dhe Industriale

Në punët e realizuara përsa i përket ndërtimeve civile dhe industriale përmendim:
Hotel Palace (Amadeus Group) Ndërtimi i zyrave dhe ambjenteve të punës së fabrikës së çimentos Titan (Antea Cement Sha) ne Borizanë, Fushëkrujë Ndertimi i Shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” Ndërtimi i një vile luksoze në zonën e Saukut (Vila Ndue Kola) Punime ndërtimore në fabrikën e miellit (Atlas Sha Loulis Group) Punime ndërtimore në fabriken e aluminit “Alumil Albania” Ndërtimin e kapanoneve në fabriken e çimentos Titan

Punime me makineri

Shoqëria “Vagalat Shpk” ofron dhe shërbimin e punimeve me makineri, ku zotëron një gamë të gjerë makinerish cilësore të gatshmë për punime në çfarëdo lloj terreni dhe kushtesh.Shërbime me kompleks makinerish (Eskavator, Kamion, Fadromë, Pirua) janë specialitet i kompanisë sonë. Shërbimet ofrohen në një sistem prej tre turnesh në harkun kohor të 24 orëve. Dy nga objektet që kanë provuar shërbimet e punimeve me makinëri janë si mëposhtë: Furnizim me material të fabrikës së Ferrokromit në Burrel Furnizime me material të fabrikës së ACR në Elbasan. Makinëritë janë të gjitha të firmave më prestigjoze të fushës dhe plotësojnë çdo standart teknik duke siguruar transport sa më profesional dhe efektiv në destinacione të porositësit.

Infrastrukturë, Ujësjellës, Kanalizime

Disa nga punimet më të rëndësishmë në infrastrukturë janë: Ndërtimi i rrjetit të brendëshëm rrugor të fabrikës së çimentos Titan Impjante të trajtimit të ujërave, furnizimeve dhe shkarkimeve ujore Punime në rrugët e brendshme në lagjen 18 Bashkia Durrës Punime masive në aksin rrugor (Levan-Tepelenë)

Gërmime Specifike

Një nga komponentët kryesorë të sektorit të ndërtimit janë dhe gërmimet specifike mbi të cilat ngrihen dhe strukturat e subjekteve ndërtimore dhe gjithë formacionet të cilat projektohen për të realizuar një ndërtim cilësor. Gërmimet specifike mund të realziohen në terrene të rrëshqitshme, në terrene të vështira dhe formacione shkëmbore në të cilat do të ndërtohen objekte të rëndësisë së veçantë. Ndërtimet e realizuara kërkojnë themele të qëndrueshme dhe një bazë shumë të fortë për tu ngritur dhe për të marrë formën e një projekti ndërtimor elitar. Gërmimet që ofrohen nga makineritë dhë stafi më profesional realizohen, brenda kushteve teknike dhe të sigurisë. Integriteti fizik i gjithë punonjësve të kompanisë është një element shumë i rëndësishëm i filozofisë së operimit të kompanisë sonë.

Izolime , Konstruksione Metalike

Spitali Amerikan 2 Hotel Palace (Amadeus Group) Vila luksoze në zonën e Saukut (Ndue Kola) "Vagalat Shpk” ofron dhe ndërtimin e konstruksioneve metalike , duke zgjeruar më tej gamën e gjërë të shërbimeve në industrinë e ndërtimeve civile. “Vagalat Shpk” gjithmonë ofron shërbimet nga më të ndryshmet përsa i përket industrisë së ndërtimit.

Transporte të veçanta

Transportet e veçanta realizohen për të gjitha kompanitë të cilat kërkojnë shërbimet e fadromave, të eskavatorëve, pirua dhe çdo makinerie tjetër gërmimi, transporti dhe multifunksionale. “Valagati Shpk” ofron transportimin e makinerive të tonazhit të rëndë direkte në vendet të cilat përcaktohen nga porositësi. Transporti realizohet shpejt dhe me një siguri maksimale për të qënë në kohë në vendin ku do të punohet për projekte ndërtimore të çdo lloj profili. Shumë kompani kërkojnë makineritë në afate kohore shumë të shpejta. Shoqëria jonë zotëron potencialin e duhur dhe stafin për t’i realizuar gjithë procesin e transportit të makinerive në destinacionin e duhur në kohën e duhur. “Vagalat Shpk” është gjithmonë afër jush për të dhënë kontributin e shërbimeve mjaft cilësore që çdo projekt ndërtimor madhor të realizohet brenda vizionit të çdo klienti.

Ne ju sigurojmë shërbimin më të mirë në tregun shqiptar

Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë sonë një të ardhme sfiduese.